Ministri i Drejtësisë: Kemi rritur pagat e të gjithë stafit. Ja pse nuk lejohet arma në ambientet e brendshme

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është thërritur në një interpelancë nga PD për situatën në burgje në vend.

Manja, ka treguar punën e bërë në këto institucione, duke përmendur, operacionin e finalizuar me sukses nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Elbasanit, që pa prapa hekurave edhe drejtues të lartë të institucioneve të vuajtjes së dënimit në disa qytete të vendit. Sipas Manjës, ka nisur rritja e pagave të punonjësve të burgjeve.

Ai tha se burgjet janë të populluar në kapacitet 81%, pra jo në kapacitet të plotë. Sipas ministrit, punonjësit e policisë që ndodhen brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit nuk mund të mbajnë armë në brez, ndërsa shtoi se kjo bëhet për shkaqe sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?