Ministri i Financave, Ervin Mete paraqitet në SPAK. Nuk flet për gazetarët
Edhe ministri i Financave, Ervin Mete është paraqitur në SPAK. Ende është e paqartë se për cilën dosje është pyetur ministri i Financave.
Mete ka refuzuar t’i përgjigjet gazetarëve dhe menjëherë pas daljes së tij është drejtuar për nga makina që e priste jashtë dyerve të organit të akuzës.
Ervin Mete prej shtatorit 2023 mban postin e Ministrit të Financave. Përpara kësaj detyre, ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), i votuar më 28 maj 2020 nga Kuvendi i Shqipërisë.