Ministri i Financave: Të ardhurat rriten me 27 miliardë lekë, kush janë ministritë që do marrin më shumë para

Qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit për vitin 2024, kjo sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj sepse ka pasur rezultate pozitive të ekonomisë nga mbledhja e të ardhurave.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri Malaj sqaroi se “kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuar për këtë vit në vlerën 27 miliard lekë”.

Po ashtu ministri tha se financimet janë shpërndarë mes ministrisë së Bujqësisë, e cila do të marrë 500 milionë lekë, ministria e Shëndetësisë 250 milionë lekë, ministrinë e Brendshme 1.3 miliardë lekë dhe ministria e Arsimit dhe Sportit 300 milionë lekë.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar disa ndryshime sa i përket buxhetit 2024. Si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë shqiptare kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuar për këtë vit në vlerën 27 miliard lekë.

Këtu të ardhura shtesë do të shpërndahen në ato sektorë që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në sektorët që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit

Kemi rritur financimet për ministrin e Bujqësisë me 500 mln lekë për të mbështetur skema e granteve të fermerëve. Kemi rritur financimin shtesë në masën 250 mln lekë për ministrinë e Shëndetësisë për të financiar projektet të shërbimit të kujdesit parësor dhe dytësor.

Kemi rritur financimin për ministrinë e Brendshme në vlerën 1.3 mld lekë, për kompensimin ushqimor të policisë, krahas orëve shtesë të punës si dhe kemi rritur fondet për ministrin e Arsimit dhe Sportit në vlerën 300 mln leke për shpërblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të mira.

Do vijohet të financohet në infrastrukturën kombëtare, lokale dhe rurale dhe në atë infrastrukturë që do luajë rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ministri i Financave Petrit Malaj.

SHKARKO APP