Ministri i Jashtëm grek: Po shqyrtojmë mundësitë e duhura për zgjerim me 12 milje në detin Jon

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka folur për marrëveshjen e detit me Shqipërinë, duke thënë se institucioni që ai drejton po shqyrton veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në detin Jon.

“Në objektivat e qeverisë greke është të përcaktojmë gradualisht, në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare, të gjitha zonat detare të vendit, kur shfaqet e nevojshme në dakordësi të plotë me fqinjët, kur nevojitet. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, ka ardhur momenti i duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm. Organet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po shqyrtojnë veprimet e duhura për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje, fillimisht në detin Jon, si dhe në vijim do kryhen përgatitjet për zgjerimin në zonat e tjera. Do të ushtrojmë një të drejtë ekskluzive e të njohur për të gjitha vendet nga e Drejta Ndërkombëtare për Detin dhe që nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi ose miratimi nga palë të treta”, është shprehur ministri.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?