Ministri i Jashtëm i Greqisë “blindon” Korçën
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, pritet të mbërrijë në Korçë, aty ku do të zhvillojë edhe takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati.
Kjo mbledhje e dy delegacioneve, do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Edhe hoteli ku pritet të zhvillohet takimi është i rrethuar nga forca të shumta policie. Mësohet se media nuk do të jetë e pranishme përgjatë mbledhjes.
Pjesë e axhendes tre ditore do të jenë edhe vizita në pjesë të ndryshme të qytetit. Ligji i luftës, për të cilën janë dhënë sinjale progresi, çështja çame, që në fakt ndan palët, por dhe tema të tjera të marrëdhënien mes dy fqinjëve, priten të jenë në fokus të takimit.
KOHA JONË SONDAZH

