Ministri i Jashtëm i Greqisë nis vizitën, takohet me homologun Bushati
inistri i Jashtëm grek Nikos Kocias ka nisur zyrtarisht vizitën e tij në kryqytetin shqiptar.
Në orën 10:36 minuta të paradites së sotme ai mbërriti në Ministrinë e Jashtme i shoqëruar dhe nga Ambasadori grek në Tiranë ku po zhvillon një takim me homologun Ditmir Bushati.
Pas përfundimit të takimit, dy Ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në dosje, asnjë plan konkret për çështjet e “nxehta”
Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar nga mediat greke, se Nikos Kocias do të udhëtonte drejt kryeqytetit shqiptar me 7 propozime në dosjen diplomatike, burime nga Ministria e Jashtme shqiptare sqaruan se nga komunikimi zyrtar deri më tani, nuk ka asnjë paketë të tillë.
Megjithatë, sqarojnë të njëjtat burime, kjo është një vizitë shumë e rëndësishme në raportet mes dy vendeve, ku natyrisht axhenda e bisedimieve do të ketë prioritet çështje të nxehta, siç është marrëvshja e kufitjve detarë, për të cilën qëndrimi i ekzekutivit shqiptar, është vetëm një, hartimi i një pakti të ri, puna e të cilit mund të nisë me ngirtjen e grupit negociator mes dy vendeve.
Tirana zyrtare pritet të rikonfirmojë kërkesën për heqjen e ligjit të luftës, dhe mbrojtjen e çështjes çame.
Në këtë pikë, nenvizohet se e Tirana zyrtare do të frenojë çdo përpjekje të Athinës për të ndërhyrë në punët e brendshme, siç mund të jetë kërkesa për largimin e PDIU nga qeveria.
Ndërkohë, edhe Shoqata Çamëria, ka shtruar kërkesat e saj në prag të vizitës së kryediplomatit grek.
“ Trajtimi i çështjes çame si një çështje që kërkon zgjidhje të drejtë dhe dinjitoze është padyshim është elementi më i rëndësishëm i dosjes diplomatike shqiptaro-greke. Shoqata Çamëria gjykon se deklaratat e deritanishme të Ministrit të Jashtëm grek mbi çështjen çame kanë qenë të papranueshme dhe aspak dinjitoze”.
Nikos Kocias, gjatë qendrimit në Tiranë, pritet të ketë një axhendë të ngjeshur takimet.
Ai ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar mbrëmjen e së martës, ndërsa takimet zyrtare i nis të mërkurën në 10:30 me kryediplomatin Ditmir Bushati, me të cilin pritet të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Takimet zyrtare të Kocias, do të vijonë me kryeministrin Edi Rama, me kryeparlamentarin Ilir Meta, me Presidentin Bujar Nishani dhe përmbyllen me kreun e opozitës Lulzim Basha.
KOHA JONË SONDAZH

