Ministri i Mbrojtjes: Pritet vera më e nxehtë këtë vit! Deri tani menaxhuam 397 zjarre, asnjë viktimë dhe asnjë shtëpi e dëmtuar
Deri tani, këtë vit, janë menaxhuar 397 zjarre deri tani nga emergjencat civile dhe për fat të mirë nuk ka pasur asnjë viktimë dhe asnjë shtëpi të dëmtuar. Kështu ka thënë sot në takimin me kryetarët e bashkisë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Peleshi tha se nuk ka bashki të paprekshme, imune nga zjarret. Ky vit pritet të jetë edhe më i nxehtë se vitin e kaluar, që ishte rekord për nga vatrat e zjarrit.
“Këtë vit 397 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë janë menaxhuar pa asnjë jetë të humbur dhe asnjë banesë nuk është dëmtuar”, tha ai.