Ministri i ri, Dogjani: Një shërbëtor më i mirë i Edi Ramës, do e përdorë për zgjedhjet
Një shërbëtor i kryeministrit Edi Rama që do e përdorë edhe për zgjedhjet e 25 Prillit.
Kështu e cilësoi ish deputeti Asllan Dogjani zgjedhjen e Bledi Çuçit në krye të ministrisë së brendshme.
Sipas tij, vendosja e këtyre ministrave është tendencë e kryeministrit për të kontrolluar gjithçka.
Asllan Dogjani: “Lëvizjet e shpeshta në ministrinë e brendshme gjatë këtyre viteve dhe kjo lëvizja e fundit, për mendimin tim ka një tendencë për të shkuar gjithmonë e më shumë drejt një shteti policor. Për mua, deri tani, ja ka arritur pothuajse çdo ditë. Po vazhdon drejt një junte policore për ta mbajtur popullin me frikën e kamzhikut të policisë, me dorën e politikës.
E them këtë për faktin se, edhe ky ministër nuk do të jetë ministër që do të flasë me gojën e tij. Do të jetë një ministër shërbëtor i kryeministrit. Siç ka treguar praktika gjatë gjithë këtyre viteve.
Ne po flasim për Saimir Tahirin, një dorë të Edi Ramës që e mbushi gjithë Shqipërinë me drogë dhe ju e patë dhe gjoja “bravo çuna” për të treguar që ligji është i barabartë ndalonte ndonjë deputet në rrugë dhe vinte ndonjë gjobë se ka shkelur rregullat e qarkullimit dhe nga ana tjetër grupet kriminale vijonin duke kultivuar drogë.
Vendosja e këtyre ministrave është tendencë e kryeministrit për të kontrolluar gjithçka. E ka në natyrën e vet. Ai do të dijë me detaje çdo gjë. Një ministër i tillë i jep mundësi më shumë kryeministrit të kontrollojë gjithçka. Ky ministër do të jetë një shërbëtor, ndoshta edhe më i madh i Edi Ramës, që do e përdorë edhe në zgjedhjet e 25 prillit.
E vetmja meritë e këtij ministri është Reforma Administrative që e ka shkatërruar duke diskriminuar zona, krahina”