Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja: TEA Awards 2026, vlerësim për promovuesit e Shqipërisë turistike

Për herë të parë, Agjencia Kombëtare e Turizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, organizoi TEA Awards 2026, një event i dedikuar vlerësimit të promotorëve të Shqipërisë turistike, bazuar në matjet e aplikacionit TEA (Tourism Events of Albania), që reflektojnë interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj për eventet dhe destinacionet në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale momente nga aktiviteti, duke vlerësuar kontributin e të gjithë aktorëve që promovojnë Shqipërinë si destinacion turistik gjithnjë e më tërheqës.

Gonxhja theksoi se TEA Awards 2026 pasqyrojnë një kalendar të pasur aktivitetesh dhe një mozaik ngjarjesh kulturore e sociale që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e vizitueshmërisë dhe në forcimin e markës turistike shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çmimet TEA Awards 2026 evokuan kalendarin e aktiviteteve, mikpritjes social-kulturore dhe ngjarjeve që nxisin vizitueshmëri dhe ndjekje nga komunitetet dhe turistët, duke rritur audiencën e markës shqiptare sipas qarqeve dhe në të gjitha shqisat”, u shpreh ministri.

Në këtë ceremoni u vlerësuan aktorët që, sipas ministrit, me punën dhe vizionin e tyre kontribuojnë çdo ditë në forcimin e Shqipërisë si një destinacion kulturor dhe turistik gjithnjë e më autentik dhe të vlerësuar në arenën ndërkombëtare.

“Mes emocioneve, mirënjohjes dhe suksesit, festuam ata që me punën dhe vizionin e tyre kontribuojnë çdo ditë në forcimin e Shqipërisë si një destinacion kulturor e turistik gjithnjë e më autentik e i vlerësuar ndërkombëtarisht”, deklaroi Gonxhja.

Gjatë kësaj mbrëmje prestigjoze që u mbajt në ambientet e Pallatittë Brigadave, Tiranë, u prezantuan edhe risitë më të reja të aplikacionit TEA, duke dëshmuar se Shqipëria po ndërton një qasje moderne për promovimin e turizmit, duke kthyer shpirtin, traditën dhe energjinë krijuese shqiptare në një histori që komunikohet me botën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?