Ministri italian, Di Maio: Europa nuk quhet e bashkuar nëse Shqipëria qëndron jashtë

Ministri i Jashtëm Italian Luigi di Maio, në fjalën e mbajtur në krah të kryeministrit Edi Rama, u bëri thirrje shteteve evropiane që ti lënë paragjykimet dhe të japin dakordësinë e tyre për integrimin e Shqipërisë.

Koha sot është më e drejtë dhe kemi një shembull të një miqësie më vëllazërorë, mendoj për mobilizimin italian kur vendi u godit nga tërmeti, e më pak kur mjekë dhe infermier arritën nga Shqipëria për të na ndihmuar për të përballuar COVID-in. Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen dhe në NATO, nuk mund të mos quhemi të kënaqur, vetë Europa nuk e quan të bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, ne do angazhohemi që kjo gjë të ndodh sa më shpejt. Ftesa jonë është që të mos jenë ngurues dhe t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. Duhet të fillojë me vrull zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Di Maio.

SHKARKO APP