Ministri Koka merr pjesë në konferencën e klimës në Paris

 

Në kuadër të Konferencës së Palëve për Ndryshimet Klimatike, që aktualisht po zhvillohen në Paris, pjesë e paneleve pjesëmarrëse është dhe Shqipëria. Nën përkujdesjen e Ministrit të Mjedisit, Z. Lefter Koka, vendi ynë është i pranishëm në “Segmentin e Nivelit të Lartë të COP21/CMP11”, i cili zhvillohet gjatë ditës së sotme dhe përfundon si pjesë e tematikave nesër me 8 Dhjetor 2015.

Në fjalën e tij, Ministri ka shprehur vullnetin e mirë që ka vendi ynë për të kontribuar në funksionimin më të mirë të kushteve klimatike, e ndër të tjera është shprehur se: "Shqipëria dorëzoi Kontributin Kombëtar të Synuar (INDC) në Shtator 2015, para afatit të përcaktuar duke marrë angazhim për ndryshimet klimatike dhe duke u rreshtuar krahas shteteve të tjera. Angazhimet e vendit tonë për reduktimin e emetimeve të Gazeve me Efekt Serrë janë përfshirë në dokumentin e miratuar të INDC-së dhe synohet një reduktim prej 11.5% i tyre deri në vitin 2030".

Dokumentin i INDC-së, si kontributin është pjesë e paketës së vendi ynë i ka si pikësynime në kuadër të përpjekjeve globale për reduktimin e emetimeve të Gazeve me Efekt Serrë dhe mbajtjen e temperaturës nën 2°C.

Për zbatimin e INDC-së mbetet për t’u marrë një paketë masash që synon reduktimin me 11.5% gazet me efekt serrë lidhet me investimet në fushën e ndërtimit, industrisë dhe transportit. Kostoja totale e këtyre masave deri në vitin 2030 është rreth 687 milion euro. Shumica e masave të identifikuara për përcaktimin e INDC-së, janë masa të lidhura me përdorimin me efiçiencë të burimeve energjetike dhe aplikimin e energjive të rinovueshme dhe biokarburantet.

R.Shtylla

SHKARKO APP