Ministri Lamallari: Ndryshime në Kodin Penal sipas rekomandimeve ndërkombëtare për paraburgimet

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thotë se po punohet për ndryshime në Kodin Penal, pas shqetësimeve të ngritura nga ndërkombëtarët për aplikimin e masës së paraburgimit. Sipas Lamallarit, drafti parashikon klasifikimin e veprave penale në katër grupe, duke nisur nga veprat më të lehta.

Në një intervistë televizive, Lamallari u shpreh se po bëhet një punë kolosale për ndryshimin e Kodit Penal. ”Ndërkombëtarët janë shumë të shqetësuar për pjesën e paraburgimit, si aplikohet masa e paraburgimit. Kemi vepra të ndryshme penale, në kodin aktual, aplikohet i njëjti standard për kriteret që duhet të merren në gjykim. Ajo që ata konstatojnë, është një diferencim mes veprave të ndryshme, nuk mund të trajtohet njësoj një vepër e lehtë dhe një tjetër me rrezikshmëri të theksuar”, vuri në dukje ministri.

“Ata bënë një rekomandim për të pasur një klasifikim në 4 grupe të caktuara veprash. Nga veprat më të lehta që nuk duhet të shkojnë në kufizim të lirisë përmes paraburgimit, vepra të mesme që kërkojnë rast pas rasti të verifikohen nga gjykata dhe nga ana tjetër kemi dhe vepra shumë të rënda”, tha Lamallari. Ministri njoftoi gjithashtu ndërtimin e një kampusi multifunksional për të miturit, që do të fokusohet në rehabilitimin dhe riedukimin e tyre. Në kuadër të masave alternative, Lamallari tha se do të nisë edhe monitorimi elektronik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Drejtori i përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në KiE dhe dy gjyqtarët e ftuar si ekspertë, që janë njohur shumë mirë më kuadrin ligjor vendas, sugjerojnë aplikimin e masave alternative. Monitorimi elektronik, është një histori e mbartur, por është e rëndësishme që ministra e Drejtësisë është e angazhuar për të adresuar dhe këtë aspekt. Masat e alternative, sidomos kur bëhet fjalë për të miturit se nuk mund të lejojmë që të miturit në pamundësi të një kampusi të dedikuar, për rehabilitim e riedukim, detyrohet gjykata t’i dërgojë në Kavajë, pasi aty kemi persona që dënohen për vrasje”, informoi ministri i Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po ndërtojmë për herë të parë në Shqipëri në bashkëpunim me ekspertët francezë, një kampus multifunksional, ku në fokus përveç drejtësisë për të miturit, do të jenë dhe psikologët, sociologët. Kemi dhe për të rriturit masa alternative. Është e papranueshme që Shqipëria nuk ka pasur monitorimin elektronik. I është hapur rruga vënies në praktikë të këtij mekanizmi. Janë disa masa që po shqyrtojmë. Kam ngritur një grup të dedikuar në ministri që po punon në këtë drejtim”, tha Lamallari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?