Ministri Lleshaj apel shoferëve: Më shumë qytetari, më pak gjoba!
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkon nga drejtuesit e automjeteve, më shumë qytetari dhe më pak gjoba.
Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Leshaj u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Lleshaj shton në postim se policia ka gjobitur një numër të konsiderueshëm, ndërsa shton se duhet pak reflektim nga të gjithë.
“Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.
Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj..
Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës.
Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare.
Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!”, shkruan ai.
https://www.facebook.com/lleshajsander/videos/2251200258263544/?t=5