Ministri Lleshaj: Për dëbimin e shtetasit turk u informova nga media. Nuk kërkoi azil
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi sot se ekstradimi i shtetasit turk, Harun Çelik është bërë nga policia, sipas ligjeve.
Në një intervistë dhënë në “Vizion Plus”, Lleshaj tha se për ngjarjen ishte informuar nga mediat. Ndryshe nga raportimet në media që flasin për kërkesë për azil të qytetarit turk në Shqipëri, Lleshaj thotë se nuk ka pasur asnjë kërkesë. “Jam informuar për këtë rast nga media sepse policia nuk merr leje tek Ministri për të vepruar… Pastaj jam interesuar dhe kam parë që rasti është qartësisht i amplifikuar nga media. Ai ka qenë në kushtet e paligjshmërisë së plotë. Nuk ekziston asnjë dokument që të provojë që ai ka aplikuar për azil. Avokatët e tij, për fat të mirë. Shqipëria është një vend i lirë ku ka gjykata, dhe mund ta provojnë këtë. Kërkesat për azil nuk janë verbale, por janë të shkruara. Ka jo 1, jo 2, jo 10, jo 100, por mijëra qytetarë shqiptarë që dëbohen nga shtetet e tjera për arsye të ndryshme”,- tha Lleshaj.
KOHA JONË SONDAZH

