Ministri Malaj me krerët e tatimeve dhe doganave: Mbledhja e të ardhurave, t’i përgjigjet zhvillimit ekonomik të vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi sot një takim me drejtuesit e administratave doganore dhe tatimore.

Malaj bëri të ditur se gjatë takimit me krerë të këtyre dy administratave kërkoi intensifikim të përpjekjeve për të përmbushur me efikasitet prioritetet e përcaktuara, duke u sjellë në vëmendje se planifikimi buxhetor, bazuar në mbledhjen e të ardhurave, duhet t’i përgjigjet zhvillimit ekspancional ekonomik të vendit.

“Një vëmendje të veçantë gjatë këtij takimi, i dhamë edhe digjitalizimit të mëtejshëm në administratën tatimore dhe doganore, me synim përmirësimin e performancës, optimizimin e shërbimeve, si dhe reduktimin e kohës së marrjes së tyre”, u shpreh Malaj.

Mirëplanifikimi nga Ministria e Financave dhe realizimi eficient i objektivave prej këtyre strukturave, vijoi ai,do të jenë çelësi i suksesit dhe qëndrueshmërisë financiare që pritet në vazhdimësi nga qeveria shqiptare.

SHKARKO APP