Ministri Manja: Kompensim financiar për të ish-dënuarit politik, 9 subjektet që përfitojnë

Është miratuar këtë të enjte, kompensimi financiar për të ish-dënuarit politik. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili në një dalje për mediat, bëri me dije edhe subjektet përfituese.

Manja tha se nga ky vendim do të përfitojnë 9 subjekte, ndërsa shtoi se janë në bisedime me Ministrinë e Financave për dosjet që janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë jashtë afatit që ishte përcaktuar, për të përfituar dëmshpërblim financiar.

“Miratohet masa e kompensimit financiar për të ish-dënuarit politik. Është vendimi i 30 që merr qeveria dhe kjo është pjesë e vizionit për të garantuar të drejta e tyre. Nga 9 subjekte përfituese, 7 janë ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi ose në masë të mbyllur, ndërsa 2 subjekte përfituese janë me dënime kapitale ose pa gjyq”, tha Manja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?