Ministri Manja takon drejtues të parlamentit të Kroacisë: Avokate e shkëlqyer e Shqipërisë në BE

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në kuadër të vizitës së tij në Zagreb, Kroaci është takuar të martën me përfaqësuesit e parlamentit Kroat, kryesuar nga Željko Reiner, Zv. Kryetar i Parë i Parlamentit të Kroacisë.

Manja ka bërë të ditur përmes një reagimi në rrjetet sociale dhe detaje mbi takimet e zhvilluara sot, ndërsa thekson se Kroacia është një avokate e shkëlqyer e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropianë. Sipas Manjës, kur flitet për faktorin shqiptarë, Parlamenti kroat tregon një unitet të rrallë, pa dallime pozitë-opozitë.

“Me përfaqësuesit e parlamentit Kroat, kryesuar nga Željko Reiner, Zv. Kryetar i Parë i Parlamentit të Kroacisë. Një bashkëbisedim i hapur mes miqsh të vjetër të rajonit tonë me një mesazh domethënës nga takimi: “Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe faktorin shqiptar në rajon, Parlamenti kroat tregon një unitet të rrallë, pa dallime pozitë-opozitë””, shkruan Manja.

“Diplomacia parlamentare e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, është një avokati e shkëlqyer për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ky bashkërendim i ngushtë tregon forcën e miqësisë dhe solidaritetit midis dy vendeve tona”, nënvizon Manja.

SHKARKO APP