Ministri Manja u kthehet deputetëve të PD: As në kohën e Hoxhës nuk sulmoheshin prokurorët

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të opozitës, duke thënë se i hakërrehen SPAK, pasi kanë halle të tjera. Manja tha se as në kohën e Enver Hoxhës, ligjvënësit nuk sulmonin prokurorët e gjykatësit, që sipas tij ata të SPAK kanë sjellë shpresën në vendin tonë.

”Jeni vënë në garë të shfrenuar, kush ngrihet i pari në mëngjes ose bën kallëzime të shfrenuara për këtë krahun këtej, ose i akuzoni prokurorët për organizatë kriminale. I dimë dhe i njohim problemet që ka SPAK sot, e dimë që ka dosje stok, por ka një strategji për eliminimin e tyre dhe kërkon edhe mbështetjen e Kuvendit.

Ju keni një hall tjetër kur vini kujën për hartën gjyqësore. Jeni mësuar t’i mbani prokurorët dhe gjyqtarët në paradhomën e Saliut. Ju kërkoni përsëri 6 gjykata apeli sepse i komandonit më mirë me nga 4 gjyqtar. Ju vini me bluzën Free Berishën. Sot nga frika dhe paniku, as në kohën e Enver Hoxhës ligjvënësit të dalin nga binarët dhe të sulmojnë prokurorët e gjyqtarë që kanë sjellë shpresë në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jeni në konflikt interesi se keni bërë kallëzim, ngriheni në mëngjes dhe bëni kallëzim. Ai në ballkon ka më burrni se ju , ju hidhni gurin dhe fshihni dorën, se jeni mësuar të rrini poshtë ballkonit. Mos e kalojmë në personale, se i dalloj në fytyrë hajdutët. Mos i hyj këtij debati”, tha Manja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?