Ministri Manjani urdhëron: Ju si përmbarues privatë, sekuestroni kreditë e këqija

 

Ministri i Drejtësisë ka qenë i prerë sot me Përmbaruesit privatë. “Zbatimi i vendimeve të Gjykatës është përparësi. Do keni mbështetjen time dhe mund t’iu them bjeruni kokës kujtdo që shkel ligjin. Nëse keni zyrtarë që s’duan të zbatojnë vendimin e Gjykatës, bjeruni pasi janë njësoj me shkelësit e ligjit” tha Manjani.

Më tej gjatë takimit ai ka prezantuar disa ndryshime ligjore për unifikimin e shërbimit të përmbarimit. Duke folur për problemin e kredive të këqija, ministri tha se Shërbimi Përmbarimor nuk është për të pastruar fytyrën e shkelësve të ligjit.

“Presioni është për kreditë e këqija. Ne do e sqarojmë me ligj edhe këtë problem. Nuk shpëtojmë fytyrën e oficerëve të kredisë që kanë dhënë kredi jashtë kritereve” -tha Manjani.

Dihet se ka një numër të madh biznesmenësh të lidhur me politikën apo zyrtar që kanë probleme me kreditë e këqija, por nuk guxon njeri t'iu ofrohet për sekuestrim nga përmbaruesit. Ndaj ministri ka qenë i prerë :Asnjë hezitim, kushdo të jetë!

SHKARKO APP