Ministri Mazniku me Kreun e Delegacionit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, në Shkodër

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku shkruan në facebook: “Bashkë me Kreun e Delegacionit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, në Shkodër, për konferencën për Bashkitë dhe Asistencën ekonomike.

Bashkimi Europian është një partner shumë i rëndësishëm për pushtetin vendor në Shqipëri.

Me programet e ndryshme ka ndihmuar në rritjen e aftësive të stafeve dhe të transparencës në vendimmarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të vijojmë të plotësojmë legjislacionin e nevojshëm për anëtarësim, ku 70% i përket pushtetit vendor, për të arritur objektivin e integrimit të vendit në BE në vitin 2030”- përfundon Mazniku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?