Ministri Mazniku tejet i impresionuar nga pastërtia e Cërrikut
Aktualitet E Mërkurë, 25 Tetor 2023 21:07
Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, vazhdon takimet me pushtetin vendor. Pas Belshit, ai ishte në Cërrik. Ministri shkruan në postimin e tij: “Tejet i impresionuar nga Cërriku, ku rregulli e pastërtia mbresëlënëse ishin vetëm kopertina e kthesës së transformimeve të shumëpritura që kjo bashki ka marrë tanimë falë vizionit të Kryeministrit Edi Rama e punës këmbëngulëse të kryebashkiakut Andis Salla.
Dialogu vendor është veç hapi i parë në vendosmërinë e kësaj Qeverie për të çuar më tej përpara punët për zhvillimin e qytetit e rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Cërrikut. Ndaj në vijim do të bashkërendojmë edhe më fort përpjekjet për të mbështetur ndër të tjera bujqësinë, infrastrukturën arsimore, por dhe rritjen e potencialit turistik të Cërrikut”- përfundon Mazniku.

KOHA JONË SONDAZH