Ministri Naço shkarkon drejtorin e Hipotekës së Lushnjës

 

Drejtori i ZVRPP Lushnje, Elvis Bajaziti është shkarkuar sot nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço.

Bajaziti u arrestua sot nga policia dhe akuzohet për korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u kap duke marrë 3 mijë euro në këmbim të një çertifikate pronësie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Naço lidhur me këtë shkarkim u shpreh se: “Jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin në çdo qelizë dhe inkurajojmë organet ligjzbatuese dhe i mbështësim ato”.

Naço i nxiti gjithashtu qytetarët që të vijojnë me denoncimet për raste të tilla korruptive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?