Ministri Niko Peleshi: Do forcojmë ushtrinë, siguria në rajon e brishtë
Duke folur nga Shkodra, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se Shqipëria është një vend i sigurt si shtet anëtarë i NATO-s, por kërkon që Forcat e Armatosura të jenë vigjilentë dhe në gatishmëri.
“Jemi në moment të rëndësishëm sepse siguria është prioritet për shkak të konflikteve që po zgjerohen në mbarë botën. Ne jemi në një rajon të brishtë, pra në Rajonin e Ballkanit Perendimor, fati i mirë është që jemi anëtar të NATO-s por gjithsesi konfliktet e fjetura të rajonit tonë delikat janë të lidhura me situatën e sigurisë në botë. Ne pergatitemi për më të keqen dhe shpresojmë për më të mirën”, tha Peleshi.
I pyetur edhe për përfshirjen e Forcave të Armatosura në grupe kriminale siç ishte rasti i dy efektivëve në Vau Dejës në fund të nëntorit që rezoltuan të përfshirë në vjedhje e djegie automjetesh, Ministri Peleshi tha se janë raste të izoluara.