Ministri Niko Peleshi preket nga Covid-19: Kam simptoma të lehta

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është prekur nga Covid-19, ku thotë se ka simptoma të lehta. ”Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat”,-shkruan Peleshi në facebook.

Postimi i plotë

Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë këtyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me Covid-19.

Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat.

Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak.

SHKARKO APP