Ministri Panariti vizitë në Baldushk, inaguron një fermë të re

 

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka vizituar ditën e sotme zonën e Baldushkut. Ky takim është zhvilluar për të inauguruar një fermë, e cila për herë të parë është e pajisur me teknologjitë e reja dhe gjurmimin e bagëtive. z.Panariti është shprehur se ky është një hap i rëndësishëm për vendin tonë.

Në agjendën e Ministrit kanë qenë dhe inspektimi i dy ferma blegtorale në rrethinat e Tiranës: fermën e dhive në pronësinë e Krenar Tufës në Lundër dhe fermën e lopëve në pronësi të Agim Brajas në Baldushk, me synim përgatitjen e sistemin aktual të Identifikim Regjistrimit për realizimin e "matrikullimit elektronik" të shërbimit veterinar në kuadër të integrimit në BE.

"Është një risi që starton sot me këtë fermë pilot për të hedhur hapa të mëtejshme drejt modernizimit të bujqësisë dhe përafrimit të saj me ato të Bashkimit Evropian. Ky matrikullim, do të bëjë më të lehtë punën e shërbimit veterinar në kontrollin e lëvizjes së kafshëve, sëmundjeve të tyre, si dhe punën e inspektoreve të AKU në kontrollin e zinxhirit të produkteve shtazore në zinxhirin e tregtimit të tyre duke nisur që nga ferma në tavolinë. Në këtë mënyrë, ne nxisim garancinë e konsumatorit shqiptar dhe të huaj që produktet tona vijnë nga një origjinë e sigurt nga kafshë të shëndetshme"-shprehet ndër të tjera Ministri për këtë risi në fushën e blegtorisë Shqiptare.

Teknologjia jo vetëm ka zhvilluar dhe përshpejtuar disa procese dhe ka ndihmuar por së fundi benefitet po i shohim dhe në teknologji. Duke përmirësuar sistemin e identifikimit dhe gjurmueshmërinë e produkteve tona, ne i japim garancinë e sigurisë së produkteve tona, në mënyrë që ky treg të hapet për eksportet shqiptare.

R.Shtylla

SHKARKO APP