Ministri i aposionuar pas borës
“Kartolinë dimri nga Korça e mbuluar me petkun e borës” – shkruan Arbjan Mazniku, ministër i Pushtetit Vendor.
Fundjava ishte me borë dhe acar në pjesën dërmuese të vendit. Por mes ftohtit dhe bukurisë së borës, Mazniku ka gjetur veçantinë dhe adrenalinën që sjellin flokët e borës.
Korça njihet si qytet i kulturës dhe borës, njëkohësisht. Me qindra e qindra kanë udhëtuar nga Tirana drejt qytetit të Korçës dhe zonave përreth për të shijuar bukurinë e borës.
Shiko fotot për të thënë nëse ministri ka bërë artistin me fotot e publikuara.
Bora magjeps gjithëkënd.