Ministri Peleshi flet nga Lezha: Tre familje janë evakuuar, jemi në gaditshmëri në mbarë vendin

Nga Lezha, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka komentuar situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut në të gjithë vendin. Ministri tha se në Malësinë e Madhe janë bërë tre evakuuime, teksa shtoi se në Bërdicë Forcat e Armatosura po ndihmojnë banorët por nuk ka pasur nevojë për evakuim.

“Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë. Këto reshje nga një anë na japin lajmin e mirë për mbushjen e rezervave por ka edhe sfidën për përballjen me to. Duhet të na mirëkuptojnë qytetarët që në disa zona ndërprerja e energjisë bëhet për arsye sigurie, ndërpritet energjia sa të qetësohet situata.

FA janë në krye të punës për të ndihmuar qytetarët të kapërcejnë këtë pikë nevralgjike, harkun e Bërdicës. Janë katër banesa që po i mbajmë në monitorim sepse rrezikojnë përmbytjen. Tre familje janë evakuuar”, tha Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?