Ministri Peleshi në Obot: Të hënën pritet intensitet maksimal i reshjeve, jemi në gatishmëri!

Në Obot të Shkodrës, atje ku situata paraqitet më e rëndë për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit, ishte edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, për të parë nga afër gjendjen.

Ai u shpreh se, aktualisht situata është e qëndrueshme, ndërsa theksoi se në datë 11 priten intensifikim të reshjeve edhe pse theksoi se janë marrë të gjitha masat edhe për këtë situatë.

“Nuk ka tërheqje të ujërave, pasi zona është nën nivel. Era që po fryn po përshpejton çuarjen e ujërave drejt detit. Pozitive është që nuk ka reshje. E rëndësishme është që të mos kemi përmbytje në fushën e Bushatit në Shkodër dhe këtë do ta evitojmë. Reshjet do të shtohen pasnesër. Kaskada po menaxhohet si duhet.

Në datën 11 intensiteti maksimal i reshjeve, por shpresojmë që situata nuk do të përkeqësohet më tej. Ne jemi të gjithë në gatishmëri”, u shpreh ministri.

 

SHKARKO APP