Ministri Peleshi: Policia Ushtarake, shoqërim misioneve ndërkombëtare në territorin shqiptar

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mes kaosit në Parlament, tha se misionet ushtarake ndërkombëtare do të shoqërohen tashmë nga Policia Ushtarake nëpër territorin e Shqipërisë.

Duke folur në seancën plenare në Kuvend për projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, Peleshi tha se, bëhet fjalë për një modifikim në ligjin për kalimin tranzit të Forcave Ushtarake, kryesisht për t’i dhënë mundësinë Policisë Ushtarake të shoqërojë misionet që vijnë nga vende të tjera përmes Shqipërisë, për të vazhduar pastaj në Malin e Zi apo Ballkanin Perëndimor”.

Pra, shtoi Peleshi, “Policia Ushtarake me këtë projektligj merr të drejtën dhe detyrën për të bërë shoqërimin e misioneve ushtarake ndërkombëtare nëpër territorin e Shqipërisë”.

SHKARKO APP