Ministri Peleshi poston momente nga stërvitja e Forcave Detare shqiptare

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka postuar foto nga stërvitja e sotme e NATO-s në detin Adriatik ku marrin pjesë edhe Forcat tona Detare. Peleshi shkruan se kaloi disa orë me partnerët tanë të çmuar amerikanë në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”.

”Nga stërvitja e sotme e NATOS në detin Adriatik ku marrin pjesë edhe Forcat tona Detare. Kaluam disa orë me partnerët tanë të çmuar amerikanë në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”. Krenarë për aleancën tonë në NATO dhe partneritetin strategjik me SHBA”,-shkruan ministri në facebook.

SHKARKO APP