Ministri Peleshi: Shqipëria, rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon

Dy projektligjet “Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024- 2033” dhe “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë”, janë derivate që i përgjigjen Strategjisë së Sigurisë Kombëtare.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të dy projektligjeve, ku theksoi se, përmes këtyre dy dokumenteve do të bëhet një ridimensionim i sektorit për zhvillim afatgjatë në disa drejtime, që i përgjigjen kushteve të një vendi që është anëtar në NATO dhe kandidat në BE.

“Në kushtet e një mjedisi të trazuar Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm dhe i angazhuar plotësisht në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, tha Peleshi. Ai vuri në dukje se, agresioni rus ndaj Ukrainës ka ridimensionuar ndikimet në botë në sferën ekonomike, politike e sociale me impakte të paparashikuara për rajonin tonë.

“Shqipëria përballet me një sërë rreziqesh dhe kërcënimesh të mundësuara nga teknologjia. Mjedisi i sigurisë përballet me tre kërcënime: ai i Rusisë, terorrizmi dhe kërcënimet në hapësirën kibernetike. Strategjia ushtarake e vë theksin kryesor mbi qëndrueshmërinë. Përmbushja e buxhetit për ushtrinë me 2.03% të PBB dhe kanalizimi 20% e këtij buxheti për pajime e mjete për ushtrinë, është sipas treguesve të kërkuar. Ky fakt vjen si angazhim i qeverisë për përmbushjen e nevoja që paraqiten sot në mjedisin e sigurisë si dhe detyrimit ndaj NATO-s dhe gjen mishërim në këto dy dokumente”, u shpreh Peleshi.

SHKARKO APP