Ministri Peleshi uron forcat shqiptare në mision jashtë vendit, jep lajmin e madh për bazën e Kuçovës

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, zhvilluan një bisedë me efektivët shqiptarë që kontribuojnë në misionet jashtë vendit. Teksa i uroi për festat e fundvitit, Peleshi shprehu vlerësimet për Forcat e Armatosura, të cilat sipas tij bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët.

“Jeni pjesa më e ekspozuar në angazhimet tona ndërkombëtare. Na bëni krenarë, sepse i jepni një dimension tjetër angazhimit tonë, jo vetëm në mbrojtjen e sigurisë kombëtare, por edhe në eksportin e paqes e sigurisë në mbrojtjen kolektive. Kjo na bën jo vetëm përfitues nga anëtarësia në këtë aleancë të madhe, por edhe kontributorë, ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, me kapacitete modeste, por gjithnjë në rritje dhe të modernizuara”, u shpreh ministri Peleshi.

Më tej, ministri foli edhe për planet dhe objektivat e mbrojtjes për vitin që vjen dhe punën në bazën ajrore të Kuçovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas pak javësh, do të fillojë operacionet baza taktike ajrore e Kuçovës që është një bazë e NATO-s. Po punojmë që të fusim në planet e mbështetjes së NATO-s, me modelin e Kuçovës edhe ndërtimin e një porti pranë portit të ri në Porto Romano, një porti ushtarak që do ta bënte vendim me dy infrastruktura të rëndësishme të NATO-S, për stërvitje, mbështetje taktike apo dislokime në rast nevoje, operacionesh drejt krahut lindor të NATO-s. Shqipëria është e vendosur të luajë rolin e saj në rajon, në krahun e Perëndimit. Ne kemi vetëm një agjendë dhe ajo është integrimi euroatlantik”, theksoi Ministri Peleshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?