Ministri Pirro Vengu u bën thirrje të rinjve të aplikojnë në Forcat e Armatosura: Mundësi për t’i shërbyer atdheut

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot se janë hapur aplikimet për çdo individ që dëshiron t’i bashkohet Forcave të Armatosura, me misionin për të kontribuar në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Kapitali njerëzor, sipas tij, mbetet prioritet i FA, duke u investuar për ushtarakë të mirëstërvitur dhe mirëpaguar, si dhe për kushte pune moderne me pajisje dhe armatim të standardeve më të larta.

“Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutimit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë. Mosha maksimale për aplikantët është 30 vjeç. Për personelin mjekësor dhe anëtarët e Orkestrës Frymore/Simfonike, mosha maksimale është deri në 32 vjeç. Rekrutimi për ushtar/detar aktiv zgjat deri më 31 dhjetor 2024. Mos e humbisni këtë mundësi për t’i shërbyer atdheut”, thuhet në postimin e ministrit Vengu në Facebook.

Sipas ministrit, të ardhurat mujore do të jenë jo më pak se 75.000 mije lekë, shërbimi shëndetësor do të jetë falas, arsimimi dhe aftësimi profesional falas, si edhe trajnim dhe stërvitje jashtë vendit.

SHKARKO APP