Ministri që Berisha thotë se fliste me prostituta në Itali

 

Prape pergjime nga njerezit e Berishes. Ish –kryeministri Berisha lëshoi një ditë më parë një tjetër akuzë të fortë ndaj një anëtari të kabinetit qeveritar. Ai tha se një prej ministrave të qeverisë Rama është përgjuar duke komunikuar me një prostitutë në Itali. “Ministri u nis në Itali dhe u telefononte prostitutave, më dil këtu, më dil aty” deklaroi ai në parlament. Berisha nuk e bëri publik emrin e tij. Por deklaratës i ka bërë jehonë edhe RD, organi zyrtar i Partisë Demokratike, që e ka publikuar atë në faqen e parë. Se cili është ministri që komunikonte me prostituta, as RD nuk e thotë. Ish –kryeministri i bëri këto akuza kur po fliste për programin që SHISH kishte tentuar të blinte për të vënë nën përgjim edhe komunikimet me WhatsApp, Viber apo Facebook. Sipas disa e –maileve të publikuar nga Wikileaks në blerjen e këtij programi ishin përfshirë edhe ministrat Tahiri, Haxhinasto e Kodheli

Por dihet sipas burimeve prane stafit te Berishes se ne nje seance tjeter si do te nxjerre zerin e ministrit qe telefononte prostitutes dhe i kerkonte per 250 euro naten. Cili eshte ministri? 

Le te presim Berishen ta thote ne parlament. Nje gje dihet se SHISH nje kopje te pergjimeve ua dergon Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit te Parlamentit. Por dhe nje kopje e merr si perhere Berisha.

SHKARKO APP