Ministri Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla gjatë një vizite zyrtare në Bruksel zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, Elisabet Werner.

Gjatë takimit u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në përthithjen e fondeve europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe mbi hapat e mëtejshëm për zbatimin efektiv të programit IPARD III.

”Një takim i frytshëm me Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, Elisabet Werner, ku diskutuam mbi progresin e Shqipërisë në përthithjen e fondeve europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe mbi hapat e mëtejshëm për zbatimin efektiv të programit IPARD III”,- tha Salla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ministrit gjatë takimit u vlerësua ecuria pozitive e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me këtë program, duke krijuar më shumë mundësi financimi për fermerët dhe agrobizneset shqiptare. Salla theksoi se rritja e aksesit në fondet e Bashkimit Europian dhe modernizimi i sektorit bujqësor mbeten një prioritet i rëndësishëm në rrugën e pandalshme të Shqipërisë drejt integrimit europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?