Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla me ministrin e Financave, Petrit Malaj pritën këtët të martë në një takim në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural një përfaqësi prej 15 fermerësh, pjesë e protestës së organizuar ditën e sotme, për të dëgjuar dhe diskutuar nga afër shqetësimet, sfidat konkrete në terren dhe çështjet që lidhen me sektorin.

Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e sektorit të blegtorisë parashtruan një sërë çështjesh që lidhen me subvencionimin, funksionimin e tregut, konkurrencën dhe standardet e produkteve, ndërsa nga ana e institucioneve u riafirmua angazhimi për ndjekjen dhe trajtimin e tyre në mënyrë të koordinuar. Në vijim, Salla bëri dije se përmes Skemës Kombëtare të këtij viti, e hartuar në bazë të nevojave të terrenit, blegtorët përfitojnë mbështetje të shtuar, duke përfshirë rritjen e pagesave direkte:

Nga 10,000 në 12,000 lekë për lopët

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 1,200 në 1,500 lekë për të imtat

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 1,000 në 2,000 lekë për koshere bletësh.

Përfshihet për herë të parë mbështetja për derrin dhe përgjysmohen pragjet e poshtme të përfitimit:

5 krerë lopë

50 krerë të imta

25 koshere.

Sa i përket mbështetjes financiare, Ministri Salla theksoi se në vitin 2025 vlera totale e përfituar nga pagesat direkte për blegtorinë arriti në rreth 2.5 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2026 parashikohet të rritet në rreth 4 miliardë lekë, pjesërisht përmes shtesave të fondit nga aktet normative gjatë vitit.

Gjithashtu, për herë të parë, fermerët prodhues të qumështit do të përfitojnë 10% të vlerës së faturave të shitjes, një mekanizëm mbështetës jashtë Skemës Kombëtare, që synon të nxisë formalizimin dhe të mbështesë prodhimin vendas. Nga ana e tij, Ministri Salla siguroi se Ministria e Bujqësisë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vijojë të mbështesë blegtorinë, duke synuar nxitjen e bashkimit të blegtorëve dhe forcimin e interesave të tyre, për më shumë fitim dhe produkte më cilësore.

Në të njëjtën linjë, Ministri Salla tha se do të intensifikohen kontrollet mbi produktet e importit në pikat e inspektimit kufitar, me fokus në garantimin e standardeve të cilësisë, korrektësinë e etiketimit dhe verifikimin e origjinës së produkteve. Po ashtu, gjatë muajit korrik do të nisë mbështetja për forcimin e kapaciteteve laboratorike, si në nivel rajonal, ashtu edhe në pikat e inspektimit kufitar, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?