Ministri Salla vlerësohet në Romë me çmimin ”Luani i Artë”: Simbol i miqësisë së fortë mes Shqipërisë e Italisë
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla është vlerësuar nga Komiteti “Leone d’Oro” i Venecias me çmimin “Luani i Artë”, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Senatit të Republikës Italiane. ”Një vlerësim simbolik për angazhimin institucional dhe për punën e përbashkët në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe në rrugën e afrimit të Shqipërisë me familjen europiane . Çdo arritje ka kuptim vetëm kur përkthehet në më shumë bashkëpunim, më shumë standarde dhe më shumë rezultate për qytetarët”, kështu e përshkroi Salla marrjen e çmimit në një postim në rrjete sociale.
Postimi i plotë
Me nder dhe përgjegjësi pranova vlerësimin me çmimin “Luani i Artë”, i akorduar nga Komiteti “Leone d’Oro” i Venecias, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Senatit të Republikës Italiane. Një vlerësim simbolik për angazhimin institucional dhe për punën e përbashkët në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe në rrugën e afrimit të Shqipërisë me familjen europiane.
Çdo arritje ka kuptim vetëm kur përkthehet në më shumë bashkëpunim, më shumë standarde dhe më shumë rezultate për qytetarët. Ky çmim është edhe një simbol i miqësisë së fortë mes Italisë dhe Shqipërisë, një marrëdhënie e ndërtuar mbi respekt, bashkëpunim dhe lidhje njerëzore që i rezistojnë kohës.
Ai i përket gjithashtu të rinjve tanë, që me energjinë dhe vizionin e tyre përfaqësojnë të ardhmen e kësaj miqësie. Falënderim i veçantë për familjen time, për mbështetjen dhe qetësinë që më japin çdo ditë për të vijuar punën me përkushtim.
KOHA JONË SONDAZH

