Ministri serb e bën përsëri, shan shqiptarët

Ministri i brendshëm serb, Aleksandar Vulin, e ka përdorur termin pejorativ “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilit një përcaktim i tille është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”.

Vulin i bëri komentet gjatë një vizite në Administratën Koordinuese për Kosovën në Kurshumli, që gjendet në afërsi të kufirit.

Ai u dhuroi pjesëtarëve të policisë dy automjete dhe pajisje tjera sigurish. “Prerjet e shpeshta ilegale në këtë zonë janë shqetësuese për të gjitha organet shtetërore të Republikës së Serbisë dhe ne jemi veçanërisht të shqetësuar sepse bandat e ‘shiptareve’ shumë shpesh mbajnë armë dhe hapin zjarr”, tha Vulin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?