Ministri Sergej Lavrov: Rusia nuk kthehet pas! SHBA po krijonte armë biologjike në Ukrainë
Në një konferencë për mediat ndërkombëtare, Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se Rusia nuk bën hapa pas dhe do që Ukraina të jetë neutrale.
Më tej, Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara se po krijonin armë biologjike në Ukrainë, duke ia mbajtur këtë të fshehtë Bashkimit Europian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Bazat ushtarake u krijuan, u dërguan raketa, janë kërcënime direkte kundër Rusisë. Sot po zbulojnë dhe ambiente për armë biologjike, që populli i Ukrainës nuk i di. Kur filluan të flasin për çështje bërthamore i bëmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë, që të respektonin parimin e sigurisë për Europën. Përse duhet siguria jonë të vendoset nga NATO?! Asgjë nuk na rrezikon ne. ne nuk jemi të interesuar veprimet tona në Ukrainë, ne ia kemi prezantuar qëllimet tona. Nuk duam militarizimin e Ukrainës. Edhe pa NATO mund të vendoseshin sisteme që do të vijonin në shënjestër sistemin tonë. Ne nuk duam që të vendoset tradita neo-naziste në Ukrainë, me batalione të tilla që vendosin shenja të tilla. Këto njësi janë trajnuar për të kryer vepra terroriste. Duam të shohim një Ukrainë neutrale. Presidenti Putin e ka thënë disa herë. Kur bëjmë thirrje për mos zgjerimin e NATO-s nuk duam të cenojmë sigurinë e Ukrainës”, tha Lavrov.
KOHA JONË SONDAZH

