Ministri Tahiri e padit për shpifje, Edi Paloka mungon në seancë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka paditur në Gjykatën e Lartë kreun e grupit parlamentar të  Partisë Demokratike, Edi Paloka, për shpifje. Seanca e parë e planifikuar për sot u shty për më 25 maj, për shkak të mosparaqitjes së deputetit demokrat Paloka. Ministri Tahiri ishte i pranishëm në seancën e sotme, pas daljes nga gjykata tha se drejtësia nuk duhet të gjykojë me dy standarde pushtetarët dhe qytetarët e thjeshtë. Më parë Edi Paloka, ishte paditur edhe nga kryeministri Edi Rama, për shpifje.

SHKARKO APP