Ministri Tahiri: I kërkova Kryeprokurorit të Republikës Adriatik Llalla të nisë hetimet

 

Nuk ka vonuar shume dhe ministri i Brendshem ka trokitur ne zyren e Prokurorit te Pergjithshem. Të gjitha akuzat e ngritura nga opozita dhe nga ish-oficeri i policise Zagani, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ia ka lënë në dorë organeve të hetimit. Ministri Tahiri i ka kërkuar prokurorit Adriatik Llalla që të nisë hetimet për akuzat e ngritura dh i ka bërë apel politikës që të flasë pasi të flasin institucionet e hetimit.

Saimir Tahiri: Besoj e keni ndjekur të gjithë tollovinë e politikës me akuza dhe shpifje pa fund, qeveria është votuar nga qytetarët për të punuar. Unë nuk kam asnjë sekonde kohë për të humbur në llumin e shpifur të politikës së vjetër sa herë që duhet të instalojmë pandëshkueshmërinë. Erdha ti kërkoj prokurorit të nisë hetimet mbi gjithcka që është shpifur nag politika apo nga ish-oficerw policie. Ajo që më ineterson është që hetimi të bëhet nga institucionet dhe politika të flas pasi të flasin institucionet.

Ministri I Brendshëm Saimir Tahiri këtë kërkesë e bëri gjatë një takimi me Adriatik Llallën në Prokurorinë e Përgjithshme, një takim i cili ka zgjatur për gati 35 minuta.

SHKARKO APP