Ministri Taulant Balla: Dronët ”Bayraktar” kontrolle me GDF nga java e ardhshme

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se dronët “Bajraktar” do të përdoren nga java e ardhshme për kontrollin e territorit shqiptar për të evidentuar rastet e kultivimit të kanabisit, duke plotësuar monitorimin nga ajri me avionë të Guardia di Finanzës.

Duke i’u përgjigjur interesit të gazetarëve, pas aktivitetit të zhvilluar për nënshkrimin e marrëveshjes mes policisë rrugore dhe asaj bashkiake, Balla tha se viti 2024 duhet të jetë viti ku fenomenit të kultivimit dhe tregtimit të cannabisit t’i jepet një goditje shfarosëse.

“Unë e kam thënë prej mes korrikut të vitit të kaluar kur kam marr detyrën, që viti 2024 duhet të jetë dhe viti ku fenomenit të kultivimit të kanabisit duhet t’i japim dhe një goditje shfarosëse dhe dua të konfirmojë se përveç monitorimit nga ajri përmes protokollit të bashkëpunimit që kemi me Guardia Di Finanza.

Këtë vit duke filluar nga java e ardhshme ne do të kemi mundësin fal edhe protokollit të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ne do të përdorim edhe dronët “Bajraktar”.

Do të bëjnë një monitorim sistematik të të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë me një fokus luftën kundër fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike kryesisht cannabis sativa, por gjithashtu të mos harrojmë që fokusi i monitorimit të vendit me dronët “Bajraktar”, do të jetë kundër të gjitha formave të tjera të krimit.

Përfshirë  krimet mjedisore, bashkëpunimin mes Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, njësisë operacionale e cila do të vendosi në përdorim dronin “Bajraktar” edhe me IKMT për të luftuar dhe fenomenin e ndërtimeve pa leje apo forma të tjera të krimeve mjedisore, po ashtu dhe kuadër të masave tona që lidhen me sezonin turistik”, u shpreh Balla.

SHKARKO APP