Ministri ukrainas kërkesë NATO-s: Na jepni armë dhe s’do të ketë më Bucha
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ndodhet në Bruksel për të diskutuar me aleatët e NATO-s. Gjatë një konference për mediat, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kuleba tha:
“Agjenda është e thjeshtë, janë tri pika në rendin e ditës: armë, armë dhe armë”, tha ai.
Më tej shtoi:
“Ne e dimë si duhet të fitojmë, por pa furnizimet e mjaftueshme të gjitha llojet e armëve që Ukraina ka kërkuar, kjo fitore do të shoqërohet me një numër më të madh të sakrificave. Sa më shumë armë që pranojmë dhe sa më shpejt që ato arrijnë në Ukrainë, më shumë jetë njerëzit do të shpëtohen. Më shumë qytete dhe fshatra s’do të shkatërrohen dhe më e rëndësishmja, s’do të ketë Bucha. Mund të tingëllojë e çuditshme, por sot armët shërbejnë për të ruajtur paqen”.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës theksoi se vendi i tij ka nevojë për aeroplanë, mjete të blinduara dhe sistem mbrojtës kundërajror nga aleatët në NATO.