Ministri Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me Atasheun ushtarak amerikan në Shqipëri, Kapiten i rangut të II, Eric Cote inspektuan punimet që po kryhen në këtë godinë, ndërtimi i të cilës ka nisur në prill të vitit 2023 dhe pritet të përfundojë sipas planit në Qershor të vitit të ardhshëm. Komandanti i ROS, nënkolonel Ajet Jata tregoi për detajet e këtij projekti. Ata vizituan edhe mjediset e palestrës dhe hambarit të skafeve, të cilat tashmë janë funksionale.

”Forcat Speciale janë kapacitet kombëtar dhe pesha e përgjegjësisë është më e madhe për t’u përballur me operacione mjaft specifike. Ju keni patur një historik shumë të mirë nga pikpamja e certifikimit të personelit sipas standardeve të NATO-s, madje edhe përtej pritshmërive kalendarike.

Ne duhet që këtë përkushtim të personelit tuaj ta mbështesim jo vetëm nga pikpamja e trajtimit në pagë dhe në vështirësi pune, jo vetëm në infrastrukturë, pasi investimet do të vazhdojnë këtu, por edhe sa i përket mjeteve të logjistikës që përdorin”,-tha ministri Vengu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reparti Operacioneve Speciale në Zall-Herr, prej disa vitesh i është nënshtruar rikonstruksionit me faza. Godina shumëfunksionale do të ketë një kapacitet për rreth 400 forca speciale. Po ashtu ajo do të ketë edhe një poligon modern për kryerjen e qitjeve me armët e lehta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë objekt janë parashikuar edhe ambjente, ku efektivët mund të kalojnë kohën e lirë. Kjo godinë do të ketë gjithashtu edhe një sallë të veçantë për komunikimin me NATO-n. Reparti i Operacioneve Speciale vazhdon stërvitjet intensive në kuadër të stërvitjes për vlerësimin kombëtar të “SOLTG” që do të zhvillohet në fillim të muajit Tetor 2024.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?