Ministria e Arsimit: 1 mijë laboratorë inteligjentë në shkolla deri në 2027

Mbi 35 mijë nxënës po zhvillojnë dhe forcojnë kompetencat e tyre në teknologjinë e informacionit falë modernizimit të infrastrukturës shkollore përmes laboratorëve inteligjentë.

Ministria e Arsimit përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se “integrimi I TIK në lëndë si Kimia, Biologjia, Matematika, Gjuha Shqipe dhe Gjuhët e Huaja është pjesë e një strategjie të gjerë të ministrisë që synon ndërthurjen e aftësive digjitale me njohuritë lëndore”.

Sipas MAS, falë këtij projekti, në shkolla do të instalohen 1000 laboratorë inteligjentë, duke garantuar që institucionet me numër të madh nxënësish të kenë më shumë se një SmartLab.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto investime rrisin cilësinë e mësimdhënies dhe përgatisin nxënësit për sfidat e së ardhmes”, thekson Ministria e Arsimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Ministrisë së Arsimit deri tani janë vënë në funksionim 317 laboratorë inteligjentë në institucionet e arsimit parauniveristar, ndërsa synohet që deri në 2027 ky numër të shkojë në 1 mijë të tilla. Financimi është siguruar falë kredisë me Bankën Botërore dhe një granti tek Banka Qendrore Europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?