Ministria e Arsimit ngre komision mbi skandalin seksual në Divjakë, ndëshkim shembullor

 

Policia e Lushnjes arrrestoi një 62-vjeçar, mësues në fshatin Kryekuq në Lushnje, me akuzën e përdhunimit të një nxënëseje në shkollën 9-vjeçare. Lidhur me këteë ngjarje ka reguar Ministria e Arsimit duke dënuaraktin e rëndë të ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Hysen Malko”, nëKryekuq, Lushnje.
Sipas Ministrisë, ngjarja do të zbardhet shumë shpejt dhe përgjegjësit do të ndëshohen rëndë. Ja deklarata e plotë e Ministrisë së Arsimit:

Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon me forcë aktin e rëndë të ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Hysen Malko”, nëKryekuq, Lushnje. Pseudo-mësuesi do të marrë dënimin e merituar nga drejtësia, por gjithashtu MAS nuk do ndalet vetëm me shkarkimin e drejtuesve të shkollës. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ngritur menjëherë komisionin e investigimit të plotë të ngjarjes. Shërbimi psiko-social që ndodhet pranë kësaj shkolle, që prej ditës së sotme, ka ofruar asistencën e nevojshme, jo vetëm për nxënësen në fjalë, por edhe për nxënësit e tjerë të kësaj shkolle. Toleranca jonë do të jetë zero, në mënyrë që të shkulim me rrënjë fenomene të tilla kriminale, duke shpërbërë edhe stafin pedagogjik që ka mbyllur sytë dhe ka lejuar ngjarje të tilla. Ministria e Arsimit dhe Sportit, kërkon nga gjithë opinioni publik denoncimin e çdo akti të papranueshëm për shkollën dhe figurën e mësuesit.

SHKARKO APP