“Ministria e Arsimit shkel VKM-në”, Berisha denoncon: Kërkon t’ju marrë studentëve me provime të mbartura tarifën e plotë

Placeholder Image

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim ku thuhet se Ministria e Arsimit në shkelje të VKM-së kërkon t’ju marrë studentëve me provim të mbartur tarifën e plotë.

Sipas VKM-së së re një student që ka mesatare mbi 6 nuk paguan tarifë të plotë, por tek denoncimi pretendohet se Ministria e Arsimit me urdhër të Ramës kërkon të përfitojë duke vjedhur studentët të cilët kanë provime të mbartura.

STATUSI I SALI BERISHËS

Shikoni si i rrjepin studentet me urdher te Edvin Mashtrimit! sb

Skandal Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Besa Shahini po shkelin VKM,

Ministria e Arsimit po shkel hapur VKM duke përdorur një VKM të vjetër për studentët

Ministria e Arsimit me porosi te Edi Rames kërkon të ju marrë studentëve tarifën e plotë sepse kanë provim të mbartur por kjo VkM është e ndryshuar, në VKM e re tregon që duhet të kesh mesataren mbi 6 dhe jo provime të mbartur.

Kjo është skandali i rradhës i ministrisë së arsimit që po vjedh studentët….

TURP po zhvasin studentët!!!

SHKARKO APP