Ministria e Arsimit vendos: Mesatare më e ulët për t’u pranuar në Universitet

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave u vendos ulja e mesatares nga 7.5 në 6.5, për maturantët të cilët duan të vijojnë studimet në universitet.

Në një deklaratë për mediat nga ambientet jashtë Kryeministrisë, Kushi theksoi se ky vendim vlen për disa degë studimi, si gjuhët e huaja, biokimi, matematikë apo fizikë.

“Me vendimin e sotëm ne u japim mundësi edhe maturantëve që mbarojnë studimet me mesatare 6.5 të hyjnë në këto programe të ciklit të parë, por ata do të kenë një kod të veçantë në numrin e matrikullimit që më pas të mos vazhdojë për mësuesi por në programe të tjera të ciklit të dytë master për profesione të tjera”, tha Kushi.

SHKARKO APP