Ministria e Brendshme dhe Policia mesazh për drejtuesit e mjeteve: Udhëtoni me kujdes!
Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë kanë kërkuar ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për të udhëtuar me më shumë kujdes.
Në një spot sensibilizues këto institucione u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të mos përdorin celularin kur janë duke drejtuar makinën, pasi mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të personave të tjerë.
“Jeta është shumë e shtrenjtë për t’u vënë në risk nga një pakujdesi e vogël! Udhëtoni me kujdes!”, thuhet në mesazhin sensibilizues.