Ministria e Brendshme planifikon t’u vendosë edhe GPS, policëve

 

Ministria e Brendshme do të nisë një tjetër sistem monitorimi për forcat e rendit, si dhe të sigurisë publike. Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se, të gjiihë efektivat e Policisë do të pajisen me një GPS.

Qëllimi do të jetë për të matur efikasitetin në punë të uniformave blu, për të qëndruar në shërbim në zonën ku caktohen dhe të mos anashkalohen në detyrë.

Një veprim i tillë vjen pas nismës për pajisjen me kamera të të gjithë uniformave gjaë kryerjes së detyrës, në monitorimin e qarkullimit rrugor.

Me pajisjen me një GPS, në çdo moment zyra e policisë do të ketë dijeni për vendndodhjen e secilit prej efektivave. Në këtë mënyrë, në momentin e ndodhjes së një ngjarjeje, do të jetë më e lehtë në koordinimin e masave./Shqiptarja.com/

 

SHKARKO APP